Gabimi i tmerrshëm të cilin e bëjmë kur na dhemb shpina

07:01 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

Në rastin e dhembjeve të forta të shpinës, duhet të kërkojmë ndihmën e specialistit.

Kur vuani nga dhembjet e shpinës, ndonjëherë e vetmja gjë që dëshironi është që të rrini në shtrat, mirëpo mjekët thonë që ajo është gjëja ma më e keqe që mund t’ia bëni vetes!

Në të vërtetë, qëndrimi në shtrat shton dhembjet e shpinës, thekson Shoqata Gjermane e Ortopedisë dhe e Traumatologjisë.

Në vend të qëndrimit në shtrat, duhet të ecni, transmeton Telegrafi.

Dhembjet e shpinës janë dukuri e shpeshtë, posaçërisht dhembjet jospecifike në pjesën e poshtme të shpinës. I shkaktojnë stresi, mungesa e ushtrimeve, tendosja e muskujve, madje edhe problemet psikike.

Njerëzve, të cilët vuajnë nga dhembjet e shpinës, u rekomandohet cilado qoftë formë e aktivitetit fizik, thonë ekspertët.

Ushtrimi i kujdesshëm lyen nyjat, përmirëson lëvizshmërisë e kurrizit dhe forcon muskujt.

 Mjekët nuk rekomandojnë masazh as akupunkturë, mirëpo tretmanët e tillë mund të shfrytëzohen si plotësim i aktivitetit fizik.

Nëse dhembjet janë aq të forta sa që pengojnë lëvizjen apo pamundësojnë qëndrimin normal të kurrizit, tabletat kundër dhimbjeve ofrojnë lehtësim të përkohshëm.

Në rast të dhembjeve të forta të shpinës duhet të kërkohet ndihma e specialistit, në mënyrë që të përcaktohet shkaktari serioz i problemit si p.sh. frakturat apo prolapsa e diskut, përkatësisht ndryshimin e pozitës së tij natyror. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme