Fevziu rrëfen komunizmin: Më grisën pantallonat me gërshërë, shpërtheva në lot

23:22 | 24 Mars 2018
Trina Galanxhi

Blendi Fevziu si rrallëherë është ftuar në Top Channel, ku është përlotur për shkak të një historie në studio për Ramazanin, minatorin nga Bulqiza.

Ai ndau me publikun një histori të cilën nuk e kishte treguar kurrë.

Kontaktin e parë jo të drejtpërdrejtë më minierën Blendi e kishte patur kur kishte qenë në vitin e dytë të gjimnazit.

Ai tregoi që në atë kohë kishin filluar të zhvilloheshin disa spektakle dhe si çdo i ri kishte blerë bileta për të ndjekur njërin prej tyre.

Por veshja e një palë pantallova të ngushta të cilat ia kishte dërguar gjyshja nga Amerika e kishte vendosur në një situatë tepër të vështirë. Tek hyrja, grupi i kontrollit e kishte ndaluar dhe ia kishin grisur me gërshërë.

Blendi gjatë tregimit të historisë rrëfeu se ishte hera e parë që kishte qarë sepse i vinte keq për pantallonat dhe se ishte ndjerë i pafuqishëm që të reagonte. Ditën e nesërme ai ishte paraqitur në Komitetin e Rinisë për të shpjeguar ngjarjen, por një zyrtar i lartë nuk e kishte lejuar të shpjegohej dhe e kishte nxjerrë jashtë duke i thënë që do të përfundonte në minierën e Valiasit./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme