Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui, i ka dhënë leje David Silvës të largohet nga ekipi kombëtar për arsyeje personale.
Në këtë mënyrë, mesfushori i Manchester Cityt nuk do të luajë në ndeshjen miqësore kundër Argjentinës në fillim të javës.
Skuadra mbërriti në Spanjë gjatë ditës së sotme duke u kthyer nga Gjermania, me Silvan që nuk udhëtoi me të.
Lopetegui është duke pritur po ashtu të shohë nëse Gerard Pique do të jetë në dispozicion për t’u paraqitur në ndeshjen që do të luhet në Madrid të martën, pasi nuk stërviti të shtunën për shkak se kishte marrë një goditje në ndeshje kundër Gjermanisë.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...