Xhuljano kishte zgjedhur të grabiturin si mënyrë jetesë për të jetuar, gjë e cila rezultoi fatale për të pas përplasjes së mëngjesit të djeshëm me armë më policinë.
I fiksuar pas makinave dhe motorave dhe i dashuruar me Kristinën që në moshë të vogël, ai pa ëndrrat e tij rinore mund t’i realizonte përmes grabitjes së pasurisë së të tjerëve, ndërsa mësohet se policia e Elbasanit e kishte skeduar edhe si të dyshuar për ngjarje të tjera vjedhjesh në zonë.
Xhuli, siç e thërrisnin të afërmit punonte në një lavazh, ndërkohë që shpesh përmes profilit të tij në Facebook jepte mesazhe të një jete ndryshe nga të rinjtë e tjerë.
Statusi më pikant i tij duket të jetë thënia që qarkullon mes të rinjve të sotëm: Paradite pushim, pasdite pa punë, natën pa gjumë.
Mësohet se babai i Xhuljanos ishte burgosur tre herë në Greqi me akuzën e vjedhjes dhe tani është gjithashtu pas hekurave për të njëjtin shkak.
Familjarë të afërm akuzojnë atë për “rrugën e keqe” të djalit duke theksuar se ai ishte rritur nga nëna dhe gjyshja.
Trupi i Xhuljanos është tërhequr gjatë pasdites së djeshme nga morgu prej xhaxhait të tij, ndërsa sot kryeht cerëmonia mortore në vendin e tij të lindjes.
Tentativa e dështuar për grabitje gjatë ditës së djeshme tronditi opinionin publik shqiptar duke rikthyer edhe njëherë pasigurinë tek qytetarët.
Katër persona tentuan të futeshin në shtëpinë e dy të moshuarëve në Fier me qëllim grabitjen, por policia ia behu shumë shpejt aty, ndërsa keqbërësit nuk kursyen plumbat ndaj tyre. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Xhuljano Sollaku, ndërsa u plagos Arben Muça me banim në Durrës.
Policia dyshon edhe pjestar të tjerë të grupit ishin vëllai i Muçës dhe një person tjetër nga Elbasani. /albeu.com/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë