Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic, ka zbuluar arysen për të cilën është transferuar në LA Galaxy.
Ibrahimovic bëri vetëm shtatë paraqitje për Unitedin këtë sezon – dhe kjo mungesë e përfshirjes ishte ajo që e shtyu atë të largohet nga Old Trafford.
“Vendosa të nënshkruaja me Galaxy sepse mendoj se është vendi i duhur për mua”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic.
“Unë kam shumë për të dhënë, mund t’i ndihmoj shumë dhe ata janë ekipi më i mirë në SHBA”.
“Nuk kishte asnjë dyshim. Unë kam shumë pritje këtu, kam vënë presion mbi veten time, kërkoj shumë në lojën time”.
“Unë mezi pres që të luaj, duhet të luaj”, shtoi suedezi.
“Jam si një fëmijë i vogël që ju i jepni karamele për herë të parë dhe ai është duke kërkuar karamele gjithë kohën. Kjo është ajo që kam nevojë. Duhet të luaj dhe dua të luaj”.
“Jam i uritur të luaj sepse jam larguar shumë tani, nuk jam ndier i përfshirë në lojë dhe më duhet të ndihem i përfshirë. Sepse kjo është ajo që unë kam qenë duke bërë gjithë jetën time”, përfundoi sulmuesi kontrovers. /Tarbresh.info/
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...