Mijëra protestues janë mbledhur në Florida, ku një muaj më parë ka ndodhur një sulm i armatosur.
Protesta e organizuar në parkun e shkollës ku ka ndodhur sulmi, ka për qëllim që të kërkojë ligje më të rrepta mbi kontrollimin e armëve, transmeton portali arbresh.info
Thirrjes së nxënësve të mbijetuar nga sulmi i janë bashkuar edhe mijëra persona në Uashington, ku konsiderohet se janë mbledhur më shumë se 50 mijë persona.
Marshi i quajtur “Marsh për jetët tona” është planifikuar të ndodhë edhe në disa qytete të mëdha të SHBA-ve.
Gjatë sulmit në Florida, një ish nxënës shkolle la të vdekur 17 persona, kryesisht adoleshentë.
Donald Trump dhe autoritetet kanë dënuar rastin, ndërsa sulmuesi vazhdon të qëndrojë në burg të sigurisë së lartë./arbresh.info/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...