Google ADS

Ujkani: Jam i lumtur që Zhegrova debutoi me gol

21:44 | 24 Mars 2018
Arbresh.info

Portieri dhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Madagaskarit me rezultat 1-0.

Ujkani e ka cilësuar fitoren si një hap të rëndësishëm për skuadrën, për shkak punës së madhe që kanë bërë para takimit.

Kapiteni i Përfaqësueses gjithashtu ndihet i gëzuar me golin e talentin 18-vjeçar, Edon Zhegrova, i cili shënoi në debutimin e tij me Kosovë.

“Është një fitore me shumë rëndësi për neve, pasi kemi pasur një javë me probleme shkaku i fushës dhe udhëtimit”, ka thënë fillimisht Ujkani pas ndeshjes për Supersport, përcjell arbresh.info.

“Jam shumë i gëzuar me golin e Edonit pasi ka punuar shumë mirë dhe ka hyrë në grup si me qenë vëllai jonë”,

“Trajneri për neve jep taktikën, ndërsa ne duhet të japim maksimumin”, përfundoi kapiteni i Kosovës.

Ndryshe, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore të martë, kësaj radhe ndaj Burkina Fasos. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme