Janë bërë më shumë se dy muaj prej kur kryetari i LDK-së dhe ish-kryeministri, Isa Mustafa ka shkuar për trajtim në qendrën e rehabilitimit fizioterapeutik, e cila gjendet në qytetin jugperëndimor, Pforzheim, të Gjermanisë.
Shëndeti i tij gradualisht është përmirësuar, derisa pritet që mjekët t’i japin “dritën e gjelbër” për t’u kthyer në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, Besnik Berisha, këshilltar i Mustafës, sipas të cilit, posa të vendoset kthimi, do të informoj të gjithë.
“Kthimi i z. Mustafa në Kosovë do të ndodhë sapo të konfirmohet nga profesionistet shëndetësorë se trajtimi ka përfunduar. Juve dhe opinionin e nderuar do e mbajmë të informuar sapo të konfirmohet përfundimi i trajtimit dhe koha e kthimit”, ka thënë Berisha.
Kujtojmë se Isa Mustafa u nis për Gjermani më 15 janar të këtij viti.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...