Në palestrën sportive “Sezai Surroi”, Bashkimi ka qenë nikoqir i Rahovecit për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së 24 në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Prizrenasit fituan me rezultat 98-79.
Skuadra vendase luajti më mirë që nga fillimi i ndeshjes duke i shënuar tri pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë (27:24).
Edhe në pjesëlojën e dytë, prizrenasit u treguan më të mirë (17:13), ashtu që shkuan në pushim me shtatë pikë epërsi.
Akoma më bindës, nikoqirët u treguan në cerekun e tretë (31:16) duke e rritur edhe më shumë epërsinë.
Edhe pse mysafirët luajtën më mirë në fraksionin e fundit (23:26), Bashkimi doli fitues me 19 pikë epërsi.
Bashkimi vazhdon ta ndjekë Sigal Prishtinën nga pozita e dytë me 43 pikë të arkëtuara, nga 19 fitore dhe pesë humbje.
Rahoveci ka regjistruar 13 fitore dhe 11 humbje, ndërsa numëron 37 pikë dhe mban vendin e katërt në tabelë.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...