Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me kryeparlamentarin, Kadri Veseli kanë takuar sonte strukturat e UÇK-së dhe familjarët e dëshmorëve.
Haradinaj ka thënë se asnjëherë nuk ka hequr dorë nga Çakorri e Kulla duke premtuar se do t’i korrigjojë gabimet e bëra.
“Ju garantoj se asnjëherë nuk kam hequr dorë nga Çakorri e Kulla dhe asnjëherë nuk do ta bëjë. Premtoj se do të korrigjojmë gabimet e bëra dhe do ta përmbyllim këtë sfidë”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Ky është postimi i Haradinajt:
Sonte, bashkë me strukturat e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve.
Rruga jonë për liri ishte e gjatë dhe plot sakrifica. Sot jemi të lirë, me miqësi të përhershme me Ameriken e partneritet me NATO-n. Jemi në rrugë të mirë drejt Integrimeve në BE.
Ju garantoj se asnjëherë nuk kam hequr dorë nga Çakorri e Kulla dhe asnjëherë nuk do ta bëjë. Premtoj se do të korrigjojmë gabimet e bëra dhe do ta përmbyllim këtë sfidë.
Si bashkëluftëtarë, kemi dalur nga rrethimi dhe tani, së bashku, do të dalim nga izolimi që u është vënë qytetarëve të vendit. Do ta arrijmë lëvizjen e lirë, por duke e mbrojtur të drejtën e Kosovës në territorin e vet.
Do të qëndrojmë bashkë në këtë rrugëtim. T’u dalim hakut atyre që këtë tokë e kanë larë me gjak!
Lavdi te rënëve për liri!
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...