Kosova ka regjistruar fitore në ndeshjen miqësore të zhvilluar mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Përfaqësuesja jonë ka mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 skuadrën e Madagaskarin në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Municipal Jean Rolland” në Francoville, 20 kilometra afër Parisit të Francës, shkruan portali arbresh.info.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola (0 me 0), megjithëse Madagaskari kishte një mundësi të artë në minutën e 34′ të ndeshjes për të realizuar nga pika e bardhë. Por, goditja e ekzekutuar nga Sederas goditi shtyllën anësore dhe përfundoi më pas jashtë.
Vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, Edon Zhegrova, i cili së fundmi zgjodhi për të bartur fanellën e kombëtares sonë, realizoi golin e epërsisë për 1 me 0. Talenti 18 vjeçar i njohur ndryshe si “Messi i Kosovës” mposhti nga distanca portierin Mervin Adrien.
Sulmuesi i Genkut realizoi në ndeshjen e tij debutuese duke i dhuruar fitoren trajnerit të ri Bernard Challandes për të cilin gjithashtu ishte paraqitja e parë.
Kosova, e cila regjistroi fitoren e dytë pas asaj kundër Letonisë nën udhëheqjen Muharrem Sahitit, realizoi në minutat në vazhdim edhe përmes Atdhe Nuhit, por goli i anulua nga gjyqtari.
Ndeshja e ardhshme e Kosovës është miqësorja tjetër kundër Burkina Fasos që zhvillohet gjithashtu në Paris të Francës të martën më 27 mars./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...