Google ADS

Ju dhemb koka? Mos i konsumoni këto ushqime

20:02 | 24 Mars 2018
Arbresh.info

Keni dhembje të tmerrshme koke?

Përpara se të drejtoheni te një mjek specialist apo të mundoheni për të gjetur arsyet se pse ju shkaktohet dhembja e kokës, provoni të shikoni një herë ushqimet që konsumoni.

Sipas mjekut Gary Kaplan, më shumë se nga çdo gjë tjetër, dhembja e kokës krijohet nga teprica e disa ushqimeve që ne konsumojmë.

Brumërat shumë të pjekura, e dimë që kur kërcasin në gojë, korja e byrekut apo e një buke është shumë e shijshme dhe disa e preferojnë shumë, por kjo mund të jetë një ndër arsyet e dhembjes së kokës si pasojë e glutenit.

Mishi i procesuar ose me erëza gjithashtu rrit nivelin e oksidit nitrik në trupin tonë që ndikon menjëherë te sëmundja e migrenës.

Ju nuk duhet të konsumoni mish të procesuar më shumë se një herë në javë nëse vuani nga dhembja e kokës.

Kripa që përmbajnë patatinat apo “crackers” në përgjithësi, është një arsye më shumë për t’ju dhembur koka nëse trupi juaj nuk e suporton këtë lloj kripe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme