Aktorja ambicioze nga Maqedonia, Adea Shabani, e cila u zhduk në mënyrë misterioze në apartamentin e saj në Hollivud muajin e kaluar, besohet se është e vdekur – dhe burri i cili ishte në lidhje me të bëri vetëvrasje të enjten pas përndjekjes nga policia.
Adea Shabani, nga Maqedonia, shkoi në SHBA më pak se dy vite më parë për të ndjekur karrierën e saj në aktrim.
Ajo jetonte në Los Anxhelos, ku për herë të fundit ishte parë më 23 shkurt, afër shtëpisë së saj, transmeton Gazeta Express.
Policia e konfirmoi për FOX11 se familja dhe miqtë e saj besojnë se Adea ka vdekur. Chris Spotz, 33 vjeç, që gjithashtu ishte një aktor ambicioz, ishte në lidhje me Adean.
KTLA raportoi se ai dhe Adea ishin takuar në një shkollë të aktrimit. Zyra e Sherifit në Qarkun e Riverside tha se Spotz tentoi të ikte nga policia me një kamion të vjedhur.
Spotz raportohet se kishte një pasagjer në automjetin e vjedhur por u ndalua që ta linte personin të dilte jashtë, para se të vazhdonte ikjen e tij nga policia.
Shoferi më pas qëlloi veten në kokë, përderisa policia tentoi të krijonte një kordon bllokues në rrugë për ta ndalur atë.
Autoritetet i thanë NBC Los Angeles se automjeti mund të jetë përdorur për vrasje. Detaje të tjera rreth vrasjes nuk u bënë publike. Policia beson se Shabani u vra në një rajon mes Hollivudit dhe Sakramentos.
Policia po vazhdon ta kërkojë trupin e Adeas dhe zhdukjen e saj misterioze. Nëna e Adeas tashmë ka angazhuar një hetues privat për të ndihmuar në kërkimin e saj.
Miqtë dhe familjarët e Adeas filluan të brengosen për të kur ajo nuk ishte më aktive në rrjetet sociale dhe as nuk e hapte celularin.
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...