Google ADS

Skender Hyseni kujton Rugovën dhe Adem Jasharin në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s

18:38 | 24 Mars 2018
Arbresh.info

Ish Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në përvjetorin e 19 të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s ka përkujtuar edhe Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën.

“Padyshim në një ditë të shënuar si kjo, kujtojmë edhe veprën e themeluesit të shtetit, Presidentit Ibrahim Rugova, dhe të gjithë kontribuuesve në sprovën më të madhe kombëtare të shekullit, krijimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës.

Natyrisht, me pietet të veçantë kujtojmë Adem Jasharin dhe sakrificën e Familjes Jashari. Poashtu kujtojmë e nderojmë me përulësi të gjithë ata breza atdhetarësh, patriotësh, luftëtarë e dëshmorë të kombit që punuan e u flijuan për lirinë e vendit”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Ai thotë se ndërhyrja e NATO-s, dhe bombardimet e pandërprera që zgjatën 78 ditë, ishin vendimtare për largimin përfundimtar të Serbisë nga Kosova.

“Kjo u pasua nga vendosja në Kosovë e një force multi-nacionale ushtarake (KFOR) nën komandën e NATO-s, duke ndjekur progresivisht forcat serbe nga vendi ynë. Pra, me 12 qershor 1999 erdhi ajo dita që e kishim ëndërruar me shekuj, dita e çlirimit përfundimtar të Kosovës. Është pra edhe ky 24 mars, një ditë kur me admirim kujtojmë kontributin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj. U jemi përjetësisht mirënjohës”, thotë Hyseni.

Më pas shkruan se miqësia me SHBA, me botën perëndimore dhe me NATO-në që me një vizion të pashoq e krijoi Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë i Skender Hysenit

Sot mbushem 19 vite nga fillimi i bombardimit të caqeve ushtarake e parushtarake serbe në Kosovë!

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimet e caqeve, statike dhe mobile ushtarake, policore e paramilitare serbe në Kosovë, dhe në Serbi. Kjo ndërhyrje, e para e kësaj natyre në historinë e NATO-s, dhe bombardimet e pandërprera që zgjatën 78 ditë, ishin vendimtare për largimin përfundimtar të Serbisë nga Kosova.

Kjo u pasua nga vendosja në Kosovë e një force multi-nacionale ushtarake (KFOR) nën komandën e NATO-s, duke ndjekur progresivisht forcat serbe nga vendi ynë. Pra, me 12 qershor 1999 erdhi ajo dita që e kishim ëndërruar me shekuj, dita e çlirimit përfundimtar të Kosovës. Është pra edhe ky 24 mars, një ditë kur me admirim kujtojmë kontributin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj. U jemi përjetësisht mirënjohës!

Padyshim në një ditë të shënuar si kjo, kujtojmë edhe veprën e themeluesit të shtetit, Presidentit Ibrahim Rugova, dhe të gjithë kontribuesve në sprovën më të madhe kombëtare të shekullit, krijimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës. Natyrisht, me pietet të veçantë kujtojmë Adem Jasharin dhe sakrificën e Familjes Jashari. Poashtu kujtojmë e nderojmë me përunjësi të gjithë ata breza atëdhetarësh, patriotësh, luftëtarë e dëshmorë të kombit që punuan e u flijuan për lirinë e vendit.

Është e bekuar miqësia me SHBA, me botën perëndimore dhe me NATO-në që me një vizion të pashoq e krijoi Ibrahim Rugova.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!

S.H.

https://www.facebook.com/skender.e.hyseni/posts/571564786535355

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme