Google ADS

Jack Wilshere humb ndeshjen Angli – Itali

18:31 | 24 Mars 2018
Arbresh Info

Jack Wilshere nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Anglisë për ndeshjen kundër Italisë të martën, ndërkohë që gjendja e Joe Gomez mbetet për t’u vlerësuar.

Miqësorja ndërmjet Anglisë dhe Italisë do të zhvillohet në stadiumin Wembley mbrëmjen e së martës, transmeton portali arbresh.info.

Pas fitores mbrëmjen e kaluar 1 me 0 kundër Holandës në Amsterdam, “Tre Luanët” janë kthyer sot (e shtunë) në Londër.

Wilshere është tërhequr nga skuadra për shkak të problemave të fundit me lëndime, pas qëndrimit gjithashtu jashtë fushe në ndeshjen kundër Holandës gjithashtu.

Gomez u lëndua në pjesën e parë të asaj ndeshje, por gjendja e tij mbetet për tu vlerësuar tutje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme