Pas tri viteve kundërshtish e diskutimesh mes pozitës dhe opozitës, marrëveshja e demarkacionit u arrit të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, ndonëse katër përpjekjet e para dështuan nga hedhja e gazit lotsjellës të shtatë deputetëve të Vetëvendosjes.
Kjo marrëveshje e cila është ndër kushtet e BE-së për liberalizim të vizave, pritët të heq regjimin e vizave për qytetarët në fund të vitit duke u bazuar në deklarimet e zyrtarëve qeveritar.
Mirëpo, Tove Ernest, zëdhënëse për Migracionin, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi në Komisionin Evropian në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se pas demarkacionit, Kosova duhet të forcojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ernest thotë se vlerësimi i procesverbalit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit do të vazhdoj deri në ditën e fundit kur autoritet kosovare dorëzojnë raportin për të.
“Në vitin 2016, Komisioni paraqiti propozimin e tij për liberalizimin e vizave për Kosovën, me kuptimin se deri në ditën e miratimit të këtij propozimi nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian, Kosova do të ketë ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit kufitar me Malin e Zi dhe të forcoi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vlerësimi i procesverbalit në luftën kundër krimit dhe korrupsionin vazhdon edhe ne ditën e informatave te fundit te nxjerra nga autoritetet kosovare” thuhet në përgjigjen e saj.
Zëdhënësja në Komisionin Evropian, është shprehur se pasi të plotësohen kushtet propozimi miratohet nga parlamenti dhe këshilli.
”Pasi të plotësohen kushtet, propozimi i Komisionit duhet të miratohet formalisht nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli” thuhet në përgjigjen elektronike dërguar për Indeksonline.
Ndërsa,sipas deklaratës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësueses së Posaçme të BE-së dhe Shefave të Misioneve të BE-së në Kosovë, ratifikimi është shembull konkret i përkushtimit të Kosovës ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësorë, shkruan Indeksonline.
“Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nga ana e Kuvendit të Kosovës paraqet një arritje të rëndësishme për Kosovën dhe popullin e saj. Ratifikimi është shembull konkret i përkushtimit të Kosovës ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore” thuhet në deklaratën e tyre.
Pas 9 orëve debat parlamentar për demarkacionit dhe 8 orëve përpjekje të nesërmen për ta votuar, kjo marrëveshje kaloi me 80 vota pro.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?