Google ADS

Gareth Bale largohet nga Real Madridi, transferohet te ky gjigant anglez

16:50 | 24 Mars 2018
Arbresh.info

Edhe Chelsea është opsion për Gareth Bale, që kërkohet me ngulm nga Manchester Unitedi.

Chelsea është duke menduar ta transferojë mesfushorin uellsian të Real Madridit, Gareth Bale.

Sipas gazetës spanjolle “Don Balon”, Zindedine Zidane ka humbur besimin e tij dhe tashmë do të lejojë largimin e tij nga Santiago Bernabeu, transmeton arbresh.info.

“Don Balon” po ashtu raporton se pwr Bale, janë të interesuar edhe Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Chelsea.

Paris Saint-Germaini mund të përfshihet në marrëveshje për Neymarin, për të cilin Florentino Perez është gati të bëjë çmendurinë gjatë verës. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme