OnePlus 2 lansohet me funksione të jashtëzakonshme

10:00 | 28 Korrik 2015
Arbresh Info

Krijuesi i telefonave kinez, OnePlus më në fund ka prezantuar pajisjen e saj të dytë kryesore, OnePlus 2, pas shumë thashethemeve dhe paralajmërimeve të bëra.

Duke ndjekur paraardhësin e tij, telefoni i ri ofron ekran 5.5 inç 1080p HD, dy hapësira për SIM kartela, 5 megapiksel kamerë frontale, 13 megapiksel kamerë prapa me f/2.0 së bashku me dy blica LED, procesor me arkitekturë 64-bit 1.6GHz tetë-bërthamor Snapdragon 810, 4GB RAM, si dhe opsionin për karta shtesë deri në 64GB.

OP_s02_c013-1200x484

Duke i ndjekur hapat e kompanive të tjera të mëdha si Apple dhe Samsung, One Plus 2 tani ka edhe skanerin për njohje të shenjave të gishtave duke iu lejuar shpejtë të kyçeni në pajisjen tuaj, shkruan arbresh.info.

Njëkohësisht, ky telefon mbështetë USB Tybe-C, që do të thotë që nuk është me rëndësi se në cilin anë vendosni mbushësin e telefonit, ai do jetë funksional. OnePlus 2 është telefoni i parë i kompanisë me platformë Oxygen OS, që është i bazuar në Android 5.1

Në SHBA dhe Evropë shitjet do të fillojnë më 11 Gusht, ku versioni me 64GB do kushtojë 389 dollarë, ndërsa versioni me 16GB dhe 3GB RAM do kushtojë 329 dollarë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme