Agjenti i Elseid Hysajt ka njoftuar Napolin se një top klub është i përgatitur për të paguar klauzolën e tij të lëshimit prej 50 milionë euro.
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare nënshkroi për vetëm 5 milionë euro në vitin 2015 me Empolin pas arritjes së trajnerit Maurizio Sarri në Stadio San Paolo, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka kontratë të vlefshme deri më qershor të vitit 2021 dhe një klauzolë të lëshimit prej 50 milionë euro me afate shumë specifike. Kjo mund të aktivizohet vetëm nga 30 qershori deri më 15 korrik të çdo viti.
‘Tuttosport’ pretendon se Hysaj ka pranuar tashmë një premtim se ata mund të blejnë këtë për atë shumë dhe agjenti i tij tani ka përcjellur mesazhin te Napoli.
Ndër klubet e interesuara për shërbimet e tij janë Manchester United dhe Arsenali.
Kryesisht si një mbrojtës i krahut të djathtë, 24-vjeçari ka luajtur gjithashtu në krahun e majtë në raste të ndryshme këtë sezon pas lëndimit të Fauozi Ghoulamit./arbresh.info/
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...