Sot, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, kryetar i Skënderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, morën pjesë në homazhe dhe vizituan familjen Haradinaj.
Me këtë rast, Jashari, ka shkruar se “Epopeja e Dukagjinit” do të vijonte traditën më të ndritur të krenarisë kombëtare pas legjendës së Prekazit, duke ia shtuar faqeve të historisë tonë të re, shembuj të papërsëritshëm në histori.
Ja postimi i plotë i Bekim Jasharit:
Sot, së bashku me kryetarin Lladrovci, kemi bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, vizituam Familjen Haradinaj dhe morëm pjesë në shënimin e “Epopesë së Dukagjinit”. Para 20 vitesh, në marsin e legjendave, Gllogjani do të bëhej fortesa e pamposhtur e lirisë e çlirimit. Epopeja e Dukagjinit do të vijonte traditën më të ndritur të krenarisë kombëtare pas legjendës së Prekazit, duke ia shtuar faqeve të historisë tonë të re, shembuj të papërsëritshëm në histori. Lavdi jetës e veprës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...