Google ADS

Veseli: 24 marsi është datë e shenjtë në historinë e lirisë sonë

15:37 | 24 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se 24 marsi është datë e shenjtë në historinë  e lirisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Veseli përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se intervenimi i NATO-s kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit përshpejtoi çlirimin e Kosovës dhe krijoi aleancën tonë të natyrshme me botën perëndimore.

Postimi i plotë i Veselit:

“24 marsi është datë e shenjtë në historinë e lirisë sonë. Intervenimi i NATO-s kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit përshpejtoi çlirimin e Kosovës dhe krijoi aleancën tonë të natyrshme me botën perëndimore. Nderim të përjetshëm për të gjithë ata që ndihmuan popullin tonë në ditët më të rënda për të”, ka shkruar Veseli në facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme