Ngacmimet seksuale në Universitetin e Prishtinës janë një temë e cila nuk është se flitet hapur në institucionet e arsimit të lartë e as trajtohet si problem, por për prorektoren Teuta Pustina-Krasniqi ngacmimet seksuale ndodhin edhe për një arsye tjetër.
Sipas prorektores, e cila është Profesor assistent në lëndën Protetikë stomatologjike në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, fajin për ngacmimet seksuale i kanë edhe vajzat që vishen në mënyrë provokative.
“Por një porosi thotë për gjininë femërore, studentëve, stafit akademik, stafit administrativ ju apeloj që mos të provokojnë, mos të vishën në mënyrë provokative, sepse ky është një efekt psikologjik, sepse ky është një efekt psikologjik i cili mund të ndikojë shumë negativisht në rrethin në të cilën një student i caktuar kryen ushtrimet, ligjëratat. Prandaj i apeloj vajzat e reja që janë një pjesë e një institucioni shumë serioz, në të cilin kryhen ligjërata nga profesorë dhe asistent, për këtë duhet të respektojnë kodin e veshjes”, ka thënë Krasniqi.
Më pas ka thënë se megjithatë nuk arsyetohen ngacmimet seksuale, duke tentuar që të rregullojë deklaratën e saj skandaloze.
“Megjithatë nuk arsyetohet, pavarësisht prej llukut, apo dukjes së jashtme nuk arsyetohet asnjë ngacmim seksual askund në botë, por megjithatë i apeloj të gjitha vajzat e reja që mos të harrojnë se janë pjesë e një institucioni shumë serioz, prandaj duhet ta respektojnë kodin e veshjes”, është arsyetuar Krasniqi.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...