Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se ndërhyrja humanitare e Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s në Kosovë, më 24 Mars, 1999 për të ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj popullit të Kosovës nga forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe ishte njëra nga të arriturat më të mëdha të kësaj Organizate në gati 70 vjet të ekzistencës së tyre, transmeton arbresh.info.
Pacolli, ka shkruar se NATO-ja, me intervenimin e saj në Kosovë i dha frymë lirisë dhe shpresë jetës.
Postimi i plotë i Pacollit:
“Ndërhyrja humanitare e Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s në Kosovë, më 24 Mars, 1999 për të ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj popullit të Kosovës nga forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe ishte njëra nga të arriturat më të mëdha të kësaj Organizate në gati 70 vjet të ekzistencës së tyre. Ajo i ndihmoi rendit dhe rregullit ndërkombëtar për zhvillimin e parimit themeltar të përgjegjësisë për të mbrojtur dhe ishte një mesazh i fuqishëm se diktatorët nuk mund të fshihen prapa sovranitetit për të kryer krime lufte. Me intervenimin e saj në Kosovë, NATO-ja i dha frymë lirisë dhe shpresë jetës”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...