Google ADS

Policia franceze arreston edhe një person të dytë për sulmin e mbrëmshëm

11:29 | 24 Mars 2018
Arbresh.info

Policia franceze ka arrestuar personin e dytë që besohet se kishte lidhje me sulmin e mbrëmshëm në jug-perëndim të Francës të premten, ku mbetën të vrarë katër persona, njofton një burim gjyqësor.

Një burim tjetër tha se njeriu i arrestuar ishte një i mitur, i lindur në vitin 2000, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.

Policia gjithashtu ka arrestuar edhe një grua që ka qenë e lidhur me sulmin e së premtes, ka thënë një prokuror francez.

25-vjeçari Redouane Lakdim, i cili besohet se kishte qenë vetëm, ka marrë një veturë, dhe më pas kishte shtënë ndaj policëve duke i marrë disa njerëz si pengje në një supermarket.

Ndërkohë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron këtë sulm e ka quajtur si një akt “terrorist islamist”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme