Adrien Rabiot mund të largohet nga Paris Saint Germain gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori francez është bërë i rëndësishëm tek klubi parisien pasi po luan rregullisht
E kontrata e mesfushorit francez skadon në verën e vitit 2019 dhe ai ende nuk ka pranuar rinovimin.
Kjo ka bërë që në garë për t’i fituar shërbimet e tij të futet edhe gjiganti spanjoll Barcelona.
Mundo Deportivo ka shkruar se katalunasit janë duke e përcjellë nga afër që disa ndeshje Rabiotin.
Pasi lojtari po futet në vitin e tij të fundit të kontratës, atëherë klubet e interesuara nuk pritet të paraqesin oferta më të larta se 30 milionë euro.
Përveç Barcelonës, në garë për francezin janë edhe skuadrat angleze si Liverpool dhe Arsenal.
23-vjeçari gjithashtu është objektiv edhe i dy skuadrave të mëdha italiane Roma dhe Milan. /Telegrafi/
Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e...
Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Elbasan/ Arrestohen 7 pedagogë, dyshohet se merrnin para nga...
Kosova e Shqipëria me marrëveshje teknike mes dhomave të Ndë...
Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni
Niveli i ulët i melatoninës shkakton diabetin?