Google ADS

Korigjimi i kufirit, Haradinaj takon sërish komisionin

10:07 | 24 Mars 2018
Arbresh.info

I pari i ekzekutivit Ramush Haradinaj është zotuar se puna për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, do jetë intensive menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës. Dhe këtë zotim e përsëriti edhe dje pas mbledhjes së Qeverisë.

Si duket kryeministri po e trajton seriozisht këtë çështje, ngase pas takimit të parë që kishte me komisionin shtetërore për përcaktimin e vijës kufitare, Haradinaj ka iniciuar edhe një tjetër takim me këtë komision.

Takimi do mbahet javën që po hyjmë.

Takimin e ka konfirmuar për Gazetën Blic, zëdhënësja e Qeverisë Donjeta Gashi, e cila ka pohuar se angazhimi i Haradinajt për këtë çështje është intensive.

“Pas kalimit te Demarkacionit ne Kuvendin e Kosovës, Kryeministri Haradinaj ka vazhduar angazhimet e tij ne punën qe është e nevojshme për ta vazhduar këtë proces. Menjëherë te nesërmen ai ka takuar Komisionin e ngarkuar për këtë pune dhe prap ne javën e ardhshme ka takim me këtë komision” ka thënë Gashi për Gazetën Blic.

Ajo ka pohuar se komisioni në udhëheqje të Shpejtim Bulliqit është ngarkuar tashmë nga kryeministri për ti marrë të gjitha hapat e nevojshëm për “korrigjim” të kufirit.

Por Qeveria nuk ka dhënë një afat se kur ky komision do ta ketë takimin e parë me komisionin e Malit të Zi, ashtu siç parashihet me marrëveshje.

“Komisioni është i ngarkuar me këtë detyre dhe po vazhdon aktivitetet dhe angazhimin dhe për çdo detaj te secilit veprim do te informoheni me kohe”  ka thënë Gashi .

Vet kryeministri Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se komisionet do bëjnë takime të përbashkëta për të ofruar fakte për atë si kryeministri e quan “korrigjim” të kufirit./GazetaBlic/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme