Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doruntinë Maloku, përmes një statusi në profilin e saj në facebook ka reaguar pas skandalit të mishit. shkruan arbresh.info.
Ajo ka shkruar se derisa mediat po vazhdojnë të raportojnë për “skandalin e mishit”, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve .
Deputetja Maloku, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të rrisë numrin e inspektorëve edhe në Doganë edhe në terren në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet!
Ky është shkrimi i saj i plotë në facebook:
“Mediat po vazhdojnë të raportojnë për”Skandalin e mishit”.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet t’u përgjigjet këtyre pyetjeve:
- Pse nuk është ndaluar mishi pa afat në Doganë nga Inspektorët e AUV?
- Sa është sasisa e mishit të importuar dhe nga cilat kompani është importuar?
- Cilat markete apo mishtore në Kosovë e kanë shitur?
- A po zhvillohet operacioni i inspektimit në gjithë territorin e Kosovës?
- Cilat janë fabrikat e përpunimit të mishit të cilat janë inspektuar dhe u janë evidentuar parregullsitë?
- Çfarë masash po ndërmerren për ndalimin e shitjes së këtyre produkteve?
Zyra e Kryeministrit të Kosovës e cila është direkt përgjegjëse për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet urgjentisht t’i informojë qytetarët e Kosovës për rrjedhën si dhe për pasojat që mund të kenë nga konsumimi i këtyre produkteve!
Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të rrisë numrin e inspektorëve edhe në Doganë edhe në terren në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet!
Ndërsa, ata që kanë helmuar e mashtruar konsumatorët, pres që ta marrin dënimin e merituar!”, ka shkruar ajo në facebook./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend