Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, beson se marrëveshja për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës mund të arrihet këtë vit.
“Kjo nuk është diçka që të dyja palët mund të humbasin, por diçka që mund të përfitojnë dhe përparim në procesin e eurointegrimit”, tha Thaçi në Bruksel, transmeton lajmi.net.
Pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesen e lartë të BE, Federica Mogerini, Taçi tha se bisedimet ishin konstruktive dhe lidhen me marrëveshjet tashmë të arritura, zbatimin e tyre dhe hapat e ardhshëm.
“Kosova mbetet e përkushtuar për të gjitha marrëveshjet e arritura, duke përfshirë marrëveshjen mbi urën, energjinë dhe funksionimin e ekipit menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, në këtë çështje ka shumë punë për t’u bërë “si nga Serbia ashtu edhe nga Kosova”, por shtoi se në takimin e Brukselit u diskutuan edhe hapat për të normalizuar tërësisht marrëdhëniet.
Thaçi beson se edhe pse marrëveshja përfundimtare për normalizimin mund të duket “e vështirë për t’u arritur”, por beson se kjo është e vetmja rrugë përpara për Serbinë dhe Kosovën dhe mund të arrihet me angazhimin e të dyja palëve.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë në Bruksel se gjatë bisedimeve me Federica Mogerina dhe Hashim Thaçin, AKS nuk përmendet, shkruan b92.Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogerini theksoi rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve që janë arritur më parë nga Beogradi dhe Prishtina. /Lajmi.net/
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre