Google ADS

Ushtrime për të luftuar rrudhat e fytyrës

08:58 | 24 Mars 2018
Arbresh.info

Çfarë bëjmë për të mbajtur një trup të tonifikuar dhe të hollë? I dedikohemi sportit dhe gjimnastikës. E njëjta gjë vlen dhe për fytyrën tonë.

Në fytyrë ndodhen rreth 70 muskuj dhe ka disa ushtrime që duhen ndjekur, të lehtë dhe zbavitës që mund ti ndjekim në çfarëdo lloj situate.
Këto ushtrime mund ti bëni në mëngjes, ose në mbrëmje, ose kur jeni ndaluar në semafor apo dhe para kompjuterit në punë.

Ndiqni këto hapa:

Ngrohja
Në fillim shtrijmë muskujt, si për shëmbull duke zgjatur sytë, duke bërë buzëqeshje të madhe, duke e mbajtur gjuhën në qiellzë.Mos harroni ndonjë cikël fyrmëmarrje të thellë, duke relaksuar barkun dhe duke ulur diafragmën, për tu përqendruar.

Për qafën
Vendosni të dyja duart mbi dekolte dhe zgjasni qafën. Ngrini mjekrën tuaj në tavan dhe lëvizni para nofullën poshtë. Mbajeni këtë tension për pesë sekonda e më pas pushoni. Përsëriteni këtë ushtrim pesë herë.
Pastaj vendosini duart grusht nën mjekër, hap gojën teksa ushtroni tension në anën e kundërt me duart tuaja. Edhe këtë ushtrim përsëriten pesë herë.

Për gojën dhe faqet
Fryjini faqet dhe mbajeni këtë pozicion për dhjetë sekonda e më pas pushoni. Përsëriteni pesë herë. Pastaj me alternativë fryni njëherë faqen e djathtë dhe një herë faqen e majtë.Për një ushtrim më intensiv mund të ushtroni presion mbi buzë me një gisht për të mos dalë ajri nga goja dhe me tjetrën shtyni faqen brenda, shkruan Top Channel.

Për gojën dhe mjekrën
Tërhiqni buzët derisa të zbuloi dhëmbët si një buzëqeshje vesh më vesh. Pastaj shqiptoni në mënyrë alternative dhe ngadaltë shkronjat U dhe X, duke i përsëritur të paktën pesë herë.

Për zonën e syve
Vendosni dy gishta nën vetull, dhe gishtin e madh tek sytë. Hapi dhe mbylli sytë lehtësisht, duke bërë rezistencë me lëvizjen me gishta. Përsërite pesë herë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme