Moti për fundjavë, temperaturat shënojnë ngritje të lehta

07:54 | 24 Mars 2018
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vikend do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, shkruan arbesh.info.

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht ditën e diele.

Sipas këtij instituti temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta, minimalet nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj rritje të vlerave mbi normalen. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja e lehtë deri mesatare.

Javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme