Zlatan Ibrahimovic beson se ai është në “vendin e duhur” te LA Galaxy pas vendimit për largim nga Manchester United.
Jose Mourinho i dha dritën e gjelbër 36-vjeçarit për të ndërprerë kontratën e tij me United duke i lejuar atij të largohet falas për transferim në MLS, transmeton portali arbresh.info.
Ibrahimovic, i cili nënshkroi kontratë me klubin LA Galaxy deri në vitin 2019, pretendon se i është bashkuar “skuadrës më të mirë në SHBA”.
“Vendosa të nënshkruaj me Galaxyn sepse unë mendoj se është vendi i duhur për mua”, ka thënë sulmuesi për faqen zyrtare të klubit. “Kam shumë për të dhënë, mund t’i ndihmojë shumë atyre, dhe ata janë skuadra më e mirë në SHBA”
“Këtu nuk është asnjë dyshim. Kam shumë pritshmëri, i kam vendosur vetës presion, kërkoj shumë në lojën time”
“Kudo që kam qenë, unë kam fituar. Kam ardhur këtu me një qëllim. Kam ardhur për të fituar, dua të fitoj”
“Mendoj se është në ADN-në time për të fituar trofe – nuk ka fat këtu, as momente speciale, jam vetëm unë. Është një vend ndryshe, por i njëjti Zlatan”
Ibrahimovic ka lënë të kuptohet gjithashtu se është i gatshëm për të debutuar te LA Galaxy në ndeshjen kundër Los Angles më 31 mars./arbresh.info/
https://twitter.com/Ibra_official/status/976883992829026305
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë luftëtarin e UÇK-së ...
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...