Një gjyqtar i Gjykatës Supreme të Spanjës ka urdhëruar që pesë udhëheqësit separatist të Katalonjës, duke përfshirë edhe kandidatin e fundit për president rajonal, të mbahen në paraburgim.
Krerët janë akuzuar për rebelim, së bashku me tetë të tjerë, të cilët sipas Spanjës kanë bërë “shtytje për pavarësinë e vendit”, transmeton portali arbresh.info
Dy udhëheqës separatistë të kërkuar nga autoritetet spanjolle ndodhen në Belgjikë dhe Zvicër.
Spanja ka theksuar se paraburgimi ka të bëjë me ndalimin e tyre të udhëtimit jashtë vendit.
Arrestimet e fundit hedhin në dyshim një votim të dytë të planifikuar në parlamentin katalanas të shtunën nëse do të vendos që Jordi Turull, tani në burg, të jetë president rajonal.
Gjithsej 25 separatistë janë akuzuar për kryengritje, rebelim, përvetësim dhe krime tjera.
Që të gjithë kanë mohuar akuzat e ngritura nga qeveria spanjolle./arbresh.info/
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...