Feride Rushiti merr Çmimin për Guxim nga Departamenti amerikan i Shtetit

21:09 | 23 Mars 2018
Arbresh.info

Feride Rushiti nga Kosova është nderuar sot me Çmimin për Gratë e Guximshme nga Departamenti amerikan i Shtetit për punën e saj në kuadër të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

“Aktivizimi i saj me këtë qendër çoi në vendimin e madh të qeverisë për t’u dhënë pensione viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në SHBA. Çmimin ia ka dhuruar Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump.

https://twitter.com/KosovoinUS/status/977259191722274818?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Flajmi.net%2Fferide-rushiti-merr-cmimin-per-guxim-nga-departamenti-i-shtetit-ia-dhuron-melania-trump%2F&tfw_creator=lajminet&tfw_site=lajminet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme