Ministri i Jashtëm i vendit Behgjet Pacolli ka treguar shqetësimin e tij rreth çështjes së importimit të mishit të prishur që është importuar nga Belgjika, shkruan Arbesh.info.
Ai ka kërkuar që organet kompetente të vendit të merren seriozisht me rastin.
Ai e ka quajtur tejet skandaloz këtë gjë përmes një postimi të bërë në profilin e tij në Facebook
Ky është postimi i plotë:
“Rasti i fundit i importit të mishit nga Belgjika duhet të jetë alarm serioz dhe i fundit për organet kompetente të kontrollit të kualitetit të ushqimit të importuar. Një rëndësi tjetër e madhe duhet t’i kushtohet edhe produkteve që vijnë nga shtetet fqinje ku ka gjasa të mëdha të abuzimeve.”
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...