Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka zbuluar se nuk ka pasur ndërmend të nis detyrën si menaxher kur u pensionua si një lojtar.
Francezi u pensionua në vitin 2006, por nuk ishte aktiv deri në vitin 2013 kur u emërua si një asistent i Carlo Ancelottit në klub para se të marrë detyrën në Real Madrid Castilla një vit më vonë, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk doja të bëhem trajner kur u pensionova si një lojtar, nuk ishte diçka që më interesonte mua”, citohet të këtë thënë Zidane për ‘Diario AS’. “Doja të ndalem dhe të bëjë diçka tjetër me jetën time, një karrierë të re, por gjërat ndryshuan dhe unë jam i lumtur që jam në këtë pozitë, është privilegj”
“Kam shpenzuar dy vite si një trajner [te skuadra Castilla e Madridit] dhe tri para se të bëhem trajner, prandaj më janë dashur pesë vite për të arritur në këtë nivel dhe për tu përgatitur”
Edhe pse Zidane i ka siguruar një numër të madh trofesh ‘Los Blancos’ që nga koha kur ka marrë detyrën, francezi është nën presion për shkak të sezonit të tyre të dobët në La Liga./arbresh.info/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...