Google ADS

Policia ndalon hyrjen e tifozëve në qendrën sportive të ndeshjes Serbia-Kosova

16:46 | 23 Mars 2018
Arbresh Info

Forcat policore kanë bllokuar qasjen në Qendrën Sportive Kovilovo, ku do të duhej të zhvillohej ndeshja për grupmoshat e reja në Hendboll mes Serbisë dhe Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç orë më parë deklaroi se ndeshja u anulua me vendimin e tij për arsye sigurie.

Vendimi për të ndaluar ndeshjen erdhi disa orë pasi njoftuan arritjen e tifozëve serb në Kovilovo, në ditët kur janë rritur tensionet mes qeverive në Beograd dhe Prishtinë.

Sipas raportuesit të O2, kordonët e policisë nuk po lejojnë hyrjen në qendër sportive për shkaqe sigurie.

heksojmë se ndeshja është dashur të zhvillohet sot në ora 16:00, por ministri i brendshëm vendosi ta anulojë atë.

Fillimisht, ndeshja që është dashur të luhej pa simbole shtetërore dhe himn, ishte planifikuar në Kragujevac, por më pas për arsye sigurie u zhvendos në Kovilovë.

Ndryshe, Kosova pritet të triumfojë këtë ndeshje me rezultat zyrtar 20:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme