Ministri i Mbrojtës së Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj një deklaratë të kryekuvendarit të Kosovës, Kadri Veseli se do të donte ta shihte Preshevën si pjesë të Kosovës.
“Ushtria serbe kontrollon tërë territorin e vendit tonë dhe situata e sigurisë është në nivel të kënaqshëm. Ne garantojmë se askush nuk mund të rrezikojë territorin e Republikës së Serbisë pa paguar një çmim shumë të lartë për të,”, ka thënë Vulin për mediat serbe, transmeton Klan Kosova
Sipas tij, kjo deklaratë është “prova më e mirë pse Kosova nuk mund dhe nuk duhet të ketë një ushtri”.
“Njerëz të tillë të papërgjegjshëm që luajnë gjëra të tilla serioze që kërcënojnë paqen në të gjithë Ballkanin, në hapësirën ku ne të gjithë jetojmë së bashku, nuk duhet të kenë mundësi për të pasur armë dhe ushtri “, shtoi.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën