Google ADS

Paralajmërohen dëbime të reja të diplomatëve rusë

16:01 | 23 Mars 2018
Arbresh.info

Theresa May ka ndarë informacione në lidhje me sulmin me agjentë nervorë në Salisbury me kolegët e saj nga shtetet tjera evropiane, sipas presidentes së Lituanisë.

Dalia Grybauskaite tha për Sky News se znj. May mund të ndante “informacione më të hollësishme” në një darkë në Bruksel mbrëmë, transmeton portali arbresh.info.

“Mendoj që diskutimi ishte shumë i thellë, mjaft interesant dhe i rëndësishëm”, tha ajo.

“Kemi informata më të detajuara nga kryeministrja May dhe ishte një informacion shumë i mirë. Dua të them i besueshëm”.

Zëdhënësi i May konfirmoi që ajo ka ndarë informata nga inteligjenca me homologët e saj nga BE-ja.

Presidentja Grybauskaite gjithashtu konfirmoi raportet se një numër i vendeve të BE po përgatisin masa specifike kundër Rusisë.

“Përgjigjja e bashkuar ishte dje dhe që nga fillimi i javës tjetër, shumë vende do të ndërmarrin masa kombëtare,” tha ajo.

Siç merret vesh vendet që përfshijnë Francën, Estoninë, Poloninë dhe Lituaninë po përgatiten të dëbojnë diplomatë rusë ose spiunë që paraqiten si diplomatë nga vendet e tyre./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme