Google ADS

Largohen diplomatët britanikë të dëbuar nga Moska

15:38 | 23 Mars 2018
Arbresh.info

 Tashmë janë larguar diplomatët e Ambasadës Britanike në Moskë që janë dëbuar nga qeveria ruse.

Ata u deklaruar persona non grata si përgjigje ndaj Britanisë së Madhe që dëboi 129 diplomatë rusë nga Londra, transmeton portali arbresh.info.

Stafi i mbetur i ambasadës i tha lamtumirë kolegëve të tyre me duartrokitje.

Britania e Madhe ka vendosur të dëbojë diplomatët rusë si pjesë e sanksioneve anti-ruse të cilat u deklaruan nga kryeministri britanik Theresa May që shpjegoi vendimin e saj duke akuzuar Moskën për helmimin e ish agjentit sekret të dyfishtë Sergei Skripal në Salisbury./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme