Maqedonisë i shtohen edhe 209 doktor shkencash

14:53 | 23 Mars 2018
Arbresh.info

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vitin e kaluar (2017), thirrjen shkencore doktor shkencash e kanë arritur 209 persona, që paraqet rritje për 6.1% në krahasim me vitin 2016, njofton Koha.

Numri më i madh i personave kanë doktoruar në shkenca shoqërore, edhe atë 47.8%, vijojnë shkencat mjekësore me pjesëmarrje 22%, ato humane me 11.5%, ndërsa personat tjerë kanë doktoruar në shkencat teknologjik-teknike, matematiko-natyrore dhe bioteknike.

Numri i vajzave që kanë doktoruar gjatë vitit të kaluar ka qenë 123, ose 58.9% nga numri i përgjithshëm i doktorantëve të vitit 2017.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme