Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli përmes një postimi në profilin e tij në fcaebook ka treguar se është takuar me Andrew Page, ambasador britanik i ngarkuar me organizimin e Samitit të Londrës, shkruan arbresh.info.
Pacolli, ka shkruar se britanikët, përherë miq të Kosovës, duan të japin energji të re, ide të reja për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ministri Pacolli ka treguar edhe për temat e diskutimit në këtë takim.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Bisedim shumë frymëzues me Andrew Page, ambasador britanik i ngarkuar me organizimin e Samitit të Londrës.
Britanikët, përherë miq të Kosovës, duan të japin energji të re, ide të reja për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kosova, shteti ynë merr pjesë si i barabartë me pesë shtete të tjerë dhe don të japë kontributin e vet në iniciativat e ndryshme.
Folëm për ekonominë më së pari, për idenë e një Zone të lirë Ekonomike me karakter ndërkufitar, midis Veriut të Kosovës dhe Jugut të Serbisë; për arsimin profesional dhe teknologjinë dixhitale për të rinjtë.
Britania e Madhe nëpërmjet Princit të Uellsit ka fokus dhe gjetjen e personave të humbur nga luftërat në rajon”, ka shkruar Pacolli në facebook./arbresh.info/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...