Google ADS

Xhaferi: Ivanov e ka detyrim nga Kushtetuta që ta nënshkruajë Ligjin për Gjuhët

08:22 | 23 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferit në emisioni ”Samo Vistina” në Kanal 5 ka thënë se Gjorge Ivanov e ka detyrim Kushtetues që të nënshkruajë Ligjin për gjuhët, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Pas leximit të parë, presidenti e ndaloi kalimin e Ligjit për gjuhët. Kur shumica parlamentare e ka siguruar shumicën e votave, atëherë ai nuk duhet të hezitojë që të nënshkruaj të njejtin lijg. Ai këtë e ka detyrim kushtetues” tha mes tjerash Talat Xhaferi.

Përndryshe, Ligji për gjuhët duhet të nënshkruaj ligjin në fjalë, pra sot është afati i fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme