Google ADS

Kongresi amerikan miraton buxhetin kolosal prej 1.3 trilion dollarë

08:27 | 23 Mars 2018
Arbresh.info

Dhoma amerikane e Përfaqësuesve dhe Senati kanë miratuar pas 11 orëve, paketën shpenzuese prej 1.3 trilion dollarë, duke e shmangur për pak mbylljen e qeverisë federale.

Projektligji që propozon rritje në financimin ushtarak është dërgua tek presidenti Donald Trump për dekretim ligjor, transmeton portali arbresh.info.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi buxhetin gjatë ditës dhe e kaloi tek Senati për aprovim.

Trump pritet gjerësisht të miratojë projektligjin, për të shmangur një mbyllje të qeverisë, pasi Senati votoi 65-32 për të kaluar buxhetin.

Trump më parë e mirëpriti miratimin e projektligjit nga Dhoma e Përfaqësuesve 256-167, duke shkruar “Kemi 1.6 miliardë dollarë për të ndërtuar Murin në Kufirin Jugor, pjesa tjetër do të vijë. 700 miliardë dollarë për të rindërtuar ushtrinë tonë, 716 miliardë dollarë vitin e ardhshëm … më së shumti ndonjëherë”./Arbresh.info/

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/976654851684945920?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fusa%2F422088-congress-budget-government-funding%2F&tfw_creator=RT_com&tfw_site=RT_com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme