Sot, mbi vendin tonë, pritet të mbajë, mot i vranët. Në orët e mëngjesit mund të ketë reshje bore të cilat në mesditë pritet të pushojnë, kurse në orët e mbrëmjes, mund tw përsëriten sërish. Temperaturat do të sillën në mes minus 5 e 0 gradë Celsius.
Edhe në ditën e parë të fundjavës, pritet të kemi mot me vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në orët e mëngjesit, kur mund të sjellin reshje bore.
Gjatë ditës do të vazhdojë të mbajë mot me vranësira e që në orët e mbrëmjes mund të sjellin edhe reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë ngritje, ato do të sillën në mes minus 4 e 3 gradë Celsius.
Dita e dytë e fundjavës do të fillojë me vranësira të pjesshme të cilat me kalimin e kohës do të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin reshje shiu. Reshje shiu do të ketë edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme, por temperaturat do të shënojnë ngritje graduale.
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Një vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, Manastiri do të jet...
Policia shqiptoi afro 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Arrestohet gjilanasi për armëmbajtje pa leje
Ushtria izraelite paralajmëron civilët libanezë që të largoh...
Arrestohen katër persona në Shipol për kontrabandim me emigr...