Një nga grupet rebele siriane në enklavën e rrethuar të Ghoutas lindore, jashtë Damaskut, ka njoftuar për armëpushim.
Grupi Faylaq al-Rahman tha se armëpushimi ishte ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe se do të hyjë në fuqi në orën 22:00, sipas kohës lokale, transmeton portali arbresh.info
Ata kanë theksuar se armëpushimi do të lejojë bisedime me ushtrinë ruse, aleatin e Sirisë, megjithatë Siria zyrtare nuk ka dhënë asnjë koment.
Trupat siriane dhe aleatët e tyre kanë rimarrë në kontrollë rreth 70 përqind të rajonit.
Më parë të enjten, rebelët sirianë dhe familjet e tyre filluan të evakuimin nga Harasta, qytet kyç që mbante rebelët.
Një grup monitorues thotë se sulmet ajrore kanë vrarë rreth 1,500 civilë, kanë plagosur më shumë se 5 mijë të tjerë dhe ka detyruar rreth 82 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre./arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...