Google ADS

BE-ja mbështet Britaninë në akuzat kundër Rusisë

23:20 | 22 Mars 2018
Trina Galanxhi

Shefi i BE-së, Donald Tusk thotë se Bashkimi Europian 28 anëtarësh bie dakord me Britaninë e Madhe, e cila ka akuzuar Rusinë për helmimin e ish-spiunit rus.

Tusk përmes rrjeteve sociale ka theksuar se blloku ka rënë dakord “se nuk ka asnjë tjetër shpjegim të besueshëm” mbi helimin e ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, transmeton portali arbresh.info

Deklarata është një fitore për kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, e cila ka kërkuar nga krerët e BE-së që të mbështesin Britaninë në fajësimin e Rusisë.

Rusia mohon përgjegjësinë për sulmin e 4 marsit, i cili ka lënë Skripalet në gjendje kritike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme