Katër shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në mesin e gjithsej 11 të arrestuarve në një operacion antidrogë në Muğla të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni me qendër nga Stambolli kishte nisur më 20 mars, ndërsa ishin konfiksuar 1,1 tonë lëndë narkotike “Skunk” të fsheur në një depo dhe fillimisht ishin arrestuar shtatë persona, ndërsa numri total u rrit në 11 në valën e dytë të operacionit të organizuar me pjesëmarrjen e 250 policëve.
Të dhënat u shpalosën në një konferencë për media nga Policia e Stambollit – Departamenti i Antidrogës.
Në ndërkohë, janë duke vazhduar procedurat në polici për 11 personat e arrestuar, përfshirë katër shtetasit e Shqipërisë.
Operacioni në fjalë kishte nisur në bashkëpunim me Departmanetin Antidrogë të Muğlas pasi autoritetet kishin zbuluar se një rrjet ndërkombëtar narkotik do të transferonte lëndën narkotike me anije nga Shqipëria për në Muğla, për t’u plasuar më tej përmes rrugëve tokësore në treg në Stamboll./AA/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?