Shtetet e Bashkuara në mënyrë shumë të qetë dhe të heshtur kanë pezulluar akuzat për 11 truprojet e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilët u akuzuan se sulmuan protestuesit në Uashington gjatë vitit të kaluar.
Gjykata e Lartë në Uashington ka konfirmuar se akuzat për 4 truproje ishin pezulluar gjatë muajit nëntor, ndërsa për shtatë të tjerë janë pezulluar me 14 shkurt, transmeton portali arbresh.info
Mbi vendimin e prokurorëve nuk është dhënë asnjë arsye.
Truprojet e Erdoganit u paditën për shkak të një sulmi përpara ambasadës turke në Uashington, ku disa njerëz kishin dalë të protestonin kundër politikave të Erdoganit./arbresh.info/
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...