Kapiteni i Italisë, Gianluigi Buffon e sheh sulmuesin Cristiano Ronaldo si “vrasës në zonën e penaltisë”, ndërsa për yllin tjetër Lionel Messi beson se është “më shumë i kompletuar”.
Debati se kush është lojtari më i mirë në botë vazhdon dhe Buffon është pyetur për një gjë të tillë para ndeshjes miqësore të nesërme të Italisë kundër Argjentinës, transmeton portali arbresh.info.
“Ata janë dy lojtarë plotësisht ndryshe”, ka thënë Buffon në konferencën për shtyp.
“Messi është më i kompletuar sepse ka më shumë kualitet teknik dhe një vizion të lojës që ka rëndësi më shumë si një lojtar kreativ sesa një finalizues i mirë”
“Cristiano Ronaldo, ndoshta për shkak se ai është më i vjetër, është bërë një vrasës në zonën e penaltisë. Duke krahasuar me atë që ishte më parë, Ronaldo ruan më shumë energjinë e tij, pra ai nuk shkon më në krah për t’ia futur dikujt topin ndërmjet këmbëve apo të bëjë diçka interesante, por me një top brenda zonës së rreptësisë ai krijon një gol”
Buffon të përballet me Ronaldon muajin e ardhshëm në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit në kuadër të çerekfinales në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Kearns,Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që fi...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...