Google ADS

UEFA dënon rëndë PSG-në

21:38 | 22 Mars 2018
Arbresh Info

Paris Saint Germain është ndëshkuar me mbylljen e pjesës veriore të tribunave dhe me një gjobë prej 43 mijë euro nga UEFA për shkak të incidenteve që ndodhën në disfatën e tyre në Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit.

Disfata e tyre 3 me 1 kundër Real Madridit në Parc des Princes ishte e përcjellur me një numër të madh incidentesh nga turmat e tyre, transmeton portali arbresh.info.

Për shkak të fishekzjarrëve të ndezur, shfrytëzimit të laserëve dhe bllokimit të shkallëve gjatë ndeshjes, ata janë goditur dhe gjobitur me mbyllje të një pjese ku qëndrojnë tifozët.

Gjyqtari ishte detyruar të ndalte ndeshjen dy herë, në minutën e 48′  dhe në minutën e 66′ për tu përballur me këto probleme.

Komisioni Disiplinor i UEFA-së ka informuar PSG-në rreth vendimeve të tyre sot (e enjte)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme